Luani (latinisht: Panthera leo) është një prej llojeve të maceve të mëdha, që i takon gjinisë Panthera, pjesë e familjes Felidae. Me disa meshkuj që i kalojnë 250 kg në peshë,[1] është macja e dytë më e madhe e gjallë, pas tigrit. Sot, luanë të egër jetojë në Afrikën sub-sahariane dhe në Indi
(ku një popullsi e rrezikuar banon në Parkun Nacional të Pyllit të
Girit). Në lashtësi, ishin të përhapur në shumicën e Afrikës, duke
përfshirë Afrikën veriore, si dhe në Euroazi, nga Greqia dhe Evropa juglindore deri në Indi. Në fund të Pleistocenit, rreth 10,000 vjet më parë, luani ishte gjitari i madh tokësorë i dytë më i përhapur, pas njerëzve: Panthera leo spelaea jetonte në pjesët veriore dhe perëndimore të Evropës dhe Panthera leo atrox jetonte në Amerikë, nga Jukoni në Peru.[2]
Në natyrë, meshkujt rrallë jetojnë më gjatë se 10 deri në 14 vjet,
kjo për shkak të lëndimeve të marra nga luftimet e vazhdueshme me
meshkujt e tjerë rivalë që shumë reduktojnë jetëgjatësinë e tyre.[3] Në kaptivitet ata mund të jetojnë më shumë se 20 vjet. Ata zakonisht banojnë në savana dhe lëndina, edhe pse ata mund të shkojnë në shkurre
dhe pyje. Luanët janë jashtëzakonisht shoqërorë në krahasim me macet
tjera. Një tufë luanësh përbëhet nga femra, të quajtura luanesha, dhe
këlyshë, si dhe nga një numër i vogël i meshkujve të rritur. Grupe të
luaneshave zakonisht gjuajn së bashku, kryesisht thundrakë të mëdhenj.
Luanët janë grabitqarë gjahtarë, si dhe kafshë që ushqen me kërma. Edhe
pse zakonisht luanët nuk gjuajnë njerëz, disa kanë gjuajtur. Duke fjetur
kryesisht gjatë ditës, luanët janë aktiv kryesisht gjatë natës, si dhe
ndonjëherë gjatë muzgut.[4][5]
No comments:
Post a Comment