Monday, September 25, 2017

Gjirafa

Gjirafa është një gjitar me qafë dhe këmbë shumë të gjata qafa e saj mund të arrije gjatësi deri në 2 m, ajo është një kafshë e urtë. Gjirafa jeton në pyje e lëndina te ngrohta. Pjesë e familjes së saj është edhe deveja që jeton në shkretëtire.
Gjirafa (gjirafa camelopardalis) është një kafshë afrikane thundrake dhe sisore. Ajo është kafsha më e lartë në tokë dhe ripërtypësja më e madhe. Ajo është e mbuluar nga arna të mëdha, te parregullta të verdha në kafe të ndara nga vija të bardha. Masa mesatare për një xhirafë mashkull të rritur është 1.200 kg ndërsa masa mesatare për një femër të rritur është 830 kg. Gjatësia e xhirafës është përafërsisht 4,3 m në 5,2 m , edhe pse mashkulli më i lartë i regjistruar ishte gati 6 metra.
Xhirafë ka të bëjë me drerët, por është vendosur në një familje të veçantë, Giraffidae, të përbërë vetëm prej gjirafave dhe të afërmve të afërt të tij, okapeve. Lloji i saj shtrihet nga Çadi në Afrikën Qendrore në Afrikën e Jugut.
Gjirafat zakonisht banojnë në savana, toka me bar, ose pyje të hapur. Megjithatë, kur ushqimi është i pakët ata do guxojnë të hyjnë në fusha me vegjetacion të dendur. Ata preferojnë zonat ku rritet acacia. Ata pinë sasi të mëdha të ujit, kur e kanë në dispozicion, gjë e cila u mundëson atyre të jetojnë për periudha të gjata në zona të thata.
Gjirafa ka qafë të gjatë që e përdorin për të arritur gjethet e pemëve dhe për tu ushqyer me to. Qafa e tyre ka shtatë rruaza që zgjaten shumë, ndryshe nga numri i zakonshëm i rruazave për një gjitar. Megjithatë, disa zoologë pohojnë se janë tetë. Gjithashtu, rruazat janë të ndara nga shumë nyje elastike, bazë e qafës ka shtylle kurrizore e cila projekton lart për të formuar një xhungë mbi supet dhe muskujt si spirancë që të mbajë qafën drejt.

Tigri

Tigri(Panthera tigris) është shtazë grabitqare dhe pjesëtari më i madh i familjes së felinëve (maceve). Territori ku jeton tigri është kryesisht Azia. Në xhungël, ambienti i tij, lëviz pa bërë zhurmë kur e kap prenë e tij. Për këtë qëllim, ai është i pajisur me kthetra shume të mprehta. Qimet e lëkurës janë përshtatura ambientit të xhunglës. Kjo bën që tigri të fshihet nëpër barin e lartë. Preardhja e tij mund të lidhet me një kafshë dy metra të gjatë, e parë në tokë 40 milion vjet më parë, që konsiderohej paraardhësi i felinve të sotëm, përfshirë dhe macen e shtëpisë.
Tigrat e jugut e kanë ngjyrën e trupit më të shndritshme dhe vijat më të gjera, kurse tigrat e veriut (tigrat siberian ngjyrën e trupit e kanë më të zbehtë vijat më të holla. Gëzofi i tigrit në shumicën e llojeve është shumë i shkurtër por te tigri siberian është i gjatë dhe i dendur për shkak të klimës së ftohtë që mbizotëron atje (bëhet deri në -72 °C).
Gjatësia e qimeve të tigrit është 1 cm, por te tigrat siberian qimet janë shumë më të gjatë : qimet e shpinës janë 5 cm të gjatë dhe qimet e barkut deri në 10 cm. Thonjtë e tigrit mund të arrijnë gjatësi deri më 10 cm, kurs dhëmbët e syrit i kanë të gjatë rreth 6 cm. Të gjitha 9 llojet e tigrave i'u duken njëri tjetrit shumë të ngjashëm, por dallimi kryesor qëndron tek madhësia. Tigri më i vogël është tigri indonezian. Ky lloj tigri e ka perimetrin e kokës deri 140 cm, gjatësinë e bishtit deri në 60 cm dhe peshën trupore 90 kg (femrat) dhe 120 kg (meshkujt).
Tigri siberian perimetrin e kokës e ka 200 cm gjatësinë e bishtit rreth 90 cm peshon 150 kg (femrat) deri në 250 kg (meshkujt). Kjo e bënë tigrin siberian grabitqarin më të madh në botë pas ariut. Tigri është macja më e rënde dhe më e fortë edhe pse vihet në dyshim forca e luanit por një tigër e mposht luanin me plot bindje.
 Tigri Bengal (Panthera tigris tigris) në parkun Bandhavgarh National Park në Indi.

Luani

Luani (latinisht: Panthera leo) është një prej llojeve të maceve të mëdha, që i takon gjinisë Panthera, pjesë e familjes Felidae. Me disa meshkuj që i kalojnë 250 kg në peshë,[1] është macja e dytë më e madhe e gjallë, pas tigrit. Sot, luanë të egër jetojë në Afrikën sub-sahariane dhe në Indi (ku një popullsi e rrezikuar banon në Parkun Nacional të Pyllit të Girit). Në lashtësi, ishin të përhapur në shumicën e Afrikës, duke përfshirë Afrikën veriore, si dhe në Euroazi, nga Greqia dhe Evropa juglindore deri në Indi. Në fund të Pleistocenit, rreth 10,000 vjet më parë, luani ishte gjitari i madh tokësorë i dytë më i përhapur, pas njerëzve: Panthera leo spelaea jetonte në pjesët veriore dhe perëndimore të Evropës dhe Panthera leo atrox jetonte në Amerikë, nga JukoniPeru.[2]
Në natyrë, meshkujt rrallë jetojnë më gjatë se 10 deri në 14 vjet, kjo për shkak të lëndimeve të marra nga luftimet e vazhdueshme me meshkujt e tjerë rivalë që shumë reduktojnë jetëgjatësinë e tyre.[3] Në kaptivitet ata mund të jetojnë më shumë se 20 vjet. Ata zakonisht banojnë në savana dhe lëndina, edhe pse ata mund të shkojnë në shkurre dhe pyje. Luanët janë jashtëzakonisht shoqërorë në krahasim me macet tjera. Një tufë luanësh përbëhet nga femra, të quajtura luanesha, dhe këlyshë, si dhe nga një numër i vogël i meshkujve të rritur. Grupe të luaneshave zakonisht gjuajn së bashku, kryesisht thundrakë të mëdhenj. Luanët janë grabitqarë gjahtarë, si dhe kafshë që ushqen me kërma. Edhe pse zakonisht luanët nuk gjuajnë njerëz, disa kanë gjuajtur. Duke fjetur kryesisht gjatë ditës, luanët janë aktiv kryesisht gjatë natës, si dhe ndonjëherë gjatë muzgut.[4][5]